Misioni
Të punojmë me përkushtim për rritjen e rolit të shoqërisë civile me moton: informim, ndërgjegjësim, reflektim dhe veprim.
informim, ndërgjegjësim, reflektim dhe veprim
Një vend ku dëgjohet zëri i shoqërisë civile.

Aktivitete të shoqërisë civile për zhvillimin e demokracisë, duke synuar kthimin e rrjetit në një zyrë të hapur dhe komunikim të vazhdueshëm me komunitetin, biznesin dhe institucionet publike.
Të punojmë me përkushtim për rritjen e rolit të shoqërisë civile me moton: informim, ndërgjegjësim, reflektim dhe veprim.
Një vend ku dëgjohet zëri i shoqërisë civile.
Objektivi i përgjithshëm
Të rritet zëri dhe integriteti i shoqërisë civile.
Të rriten nismat dhe aktivitetet e përbashkëta të shoqërisë civile.
Të rritet oponenca dhe roli monitorues i shoqërisë civile ndaj politikave qeveritare.
Të rritet bashkëpunimi ndërmjet komunitetit, institucioneve publike dhe OSHC-ve.
Të rritet roli i shoqërisë civile në proceset integruese të vendit për në BE.
Rritja e kapaciteteve të OSHC-ve, advokim, analiza etj.
Rritje e dialogut, kohezionit social, llogaridhënies etj.
Krijim partneritetesh rajonale dhe shkëmbimi i praktikave të mira.
Informim dhe ndërgjegjësim i publikut mbi vlerat, standardet dhe politikat e BE-së etj.
Përfshirja aktive e grupeve komunitare dhe të margjinalizuara në politikat zhvillimore etj.
Fondit rezervë krijohet nga vete organizatat krijuese te rrjetit etj.
Neni 7
Bordi i drejtorëve përbëhet nga 7 anëtarë. Me zgjerimin e aktivitetit në të ardhmen, numri i tyre mund të rritet. Anëtarët e bordit janë përfaqësues të organizatave anëtare të unionit, personalitete të shoqërisë civile, njerëz të medias, pedagogë të universiteteve, qytetarë të angazhuar etj. Ata zgjidhen mbi bazën e njoftimit publik, konkurrimit, miratohen nga këshilli i themeluesve dhe kanë mandat pesëvjeçar. Anëtarët e bordit të drejtorëve kanë të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Ata janë zgjedhur në muajin nëntor të vitit 2021, do të rizgjidhen në muajin nëntor të vitit 2026, e kështu me radhë në çdo 5 vjet. Bordi mblidhet sa herë e gjykon të nevojshme, por jo më pak se dy herë në vit. Ai zgjedh kryetarin, përcakton drejtimet strategjike, miraton këshillin shkencor, emëron administratorin, miraton zyrat lokale, aprovon politikat financiare etj.
Rregullat për organizimin dhe funksionimin e tij përcaktohen në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Bordit të Drejtorëve, e cila miratohet nga Këshilli i Themeluesve.
Unioni krijon fondin rezervë (kontribut fillestar i themeluesve), i cili përdoret për pagesën e punonjësve në periudhë prove, të ekipeve promovuese, të anëtarëve të bordit, për honorare etj. Burimet bazë të financimit të rrjetit janë të ardhurat nga grantet, si rezultat i kryerjes së aplikimeve tek donatorët në formën e projekt - propozimeve, financimit të tyre, nënshkrimit të kontratave dhe zhvillimit të aktiviteteve. Unioni kryen edhe shërbime për të tretët brenda dhe jashtë vendit (konsulencë, ekspertizë, trajnime, studime, kërkime etj).
Rrjeti zhvillon në vijimësi trajnime për të rinjtë dhe të gjithë grupet e tjera të interesit, me synim rritjen e kapaciteteve në tregun e punës, themelimin e bizneseve sociale, krijimin e OJF-ve, menaxhimin financiar dhe në mënyrë të veçantë për shkrim dhe menaxhim projektesh, duke lëshuar edhe certifikatën përkatëse në përfundim të procesit.
Unioni Rajonal i Shoqërisë Civile (URSHC) po zgjeron ekipin! Unioni Rajonal i Shoqërisë Civile kërkon të punësojë dy persona për t’iu bashkuar ekipit dhe për të kontribuar në ideimin, hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të financuara nga donatorë dhe programe në mbështetje të shoqërisë civile.
Paga: 100,000 lekë/muaj, me mundësi rritjeje në varësi të performancës dhe angazhimit.
Paga: 50,000 lekë/muaj, me mundësi rritjeje dhe zhvillimi profesional.
Preferohen kandidatë që kanë eksperiencë në hartimin dhe menaxhimin e projekteve, përgatitjen e aplikimeve për grante dhe punën me organizatat e shoqërisë civile. Megjithatë, inkurajohen të aplikojnë edhe persona pa eksperiencë të mëparshme, por me motivim, interes për sektorin e shoqërisë civile dhe dëshirë për të zhvilluar aftësitë profesionale në këtë fushë.
Të interesuarit janë të ftuar të shprehin interesin duke dërguar Curriculum Vitae (CV) në adresën:
rucsurshc@gmail.comBashkohuni me ekipin e URSHC dhe bëhuni pjesë e iniciativave dhe projekteve që kontribuojnë në forcimin dhe zhvillimin e shoqërisë civile.
Plotëso formularin dhe bëhu pjesë e rrjetit. Do të të kontaktojmë në adresën tënde të email-it.
Tiranë, Shqipëri – Opera Tirane, Hyrja ngjitur me Librarine Adrion, Kati 2